Ministrja Hoxha priti vizitorët më të mirë të ministrisë gjatë vitit 2018

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka pritur vizitorët më të mirë gjatë vitit 2018, e këta janë nxënësit e “Faik Konicës”, të cilët i uroi për sukses në mësime.

Buzëqeshja e tyre dhe hareja, janë gëzimi ynë që do të na përcjellë, edhe në vitin që vjen!🎊, ka shkruar Ministrja Hoxha në rrjetin social.

Ja postimi i Ministres Hoxha:

“Sot, nxënësit👫e shkollës fillore “Faik Konica”🏫 në Prishtinë, ishin mysafirët tanë, më të mirët që i kemi pasur gjatë këtij viti kalendarik.

Të gjitha pyetjet për kryeqytetet e Evropës🇪🇺 i kanë ditur, pa hamendje!
Me dhurata🎁 dhe përqafime, më të vegjëlve tanë, ju urova fundvit të gëzueshëm🎉 dhe shumë suksese në mësime📚në Vitin e ri, 2019.
Buzëqeshja e tyre dhe hareja, janë gëzimi ynë që do të na përcjellë, edhe në vitin që vjen!🎊”