Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, priti sot në takim studentët e Fakultetit Filozofik, me të cilët bashkëbisedoi për të arriturat dhe sfidat e procesit integrues. Pas takimit, Ministrja në rrjetin social ka shkruar se studentët kanë përfaqësuar mendimin dhe veprimin më kuptimplotë për ecurinë e shtetbërjes dhe shtetndërtimit.
Ja postimi i Ministres Hoxha në rrjetin social:
“Takim shumë i veçantë me studentët e Fakultetit Filozofik, ku theksova se ata, në historinë tonë të re, kanë përfaqësuar mendimin dhe veprimin më kuptimplotë për ecurinë e shtetbërjes dhe shtetndërtimit
. Të rinjtë tanë, kanë dëshmuar vlera të spikatura në të gjitha fushat, në shkencë
, art
, muzikë
, sport
dhe fare nuk janë prapa kolegëve të tyre evropianë
dhe vlerave evropiane.”