Misajlovski: Premtojmë investime të reja të huaja dhe krijimin e vendeve të reja të punës

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës së kandidatëve për deputetë në Njësinë e dytë zgjedhore, Vlado Misajlovski sot në komunën e Gazi Babës i njoftoi qytetarët me projektin “Ripërtëritja për Maqedoninë”. Në takimet me shitësit në dyqane dhe njerëz që drejtojnë biznese të vogla, Misajlovski i dëgjoi pikëpamjet e tyre për situatën aktuale dhe pritjet për një jetë më të mirë në periudhën e ardhshme.

“Në piedestal duhet të vendosen njerëzit më të moshuar, gjegjësisht pensionistët. Gjithashtu, kam pasur edhe një takim të bukur me njerëz të moshuar, të cilët thjesht duan që fëmijët e tyre të qëndrojnë këtu, ata duan të kenë pensione të qëndrueshme, por ne premtojmë të rritet mbi 20 për qind në periudhën tjetër. Kjo është arsyeja pse ata njerëz janë shumë të rëndësishëm për ne, ata duhet të qëndrojnë në piedestal dhe kjo është arsyeja pse ne do t’i vizitojmë ata kudo që të kemi mundësi”, theksoi Misajlovski.

Sipas tij, duhet të bëhet edhe më shumë dhe të ripërtërihet Maqedonia – siç tha, “ta ripërtërijmë infrastrukturën, artin, shkencën, kulturën, t’i ripërtërijmë edhe ato vende të reja pune që ne i premtojmë, gjegjësisht Maqedonia të bëhet një vend ku do të ketë më pak se 10 për qind papunësi”.

“Prandaj, në periudhën tjetër, le të priten shumë investime të huaja, le të priten shumë vende pune, por që të arrihet e gjithë kjo, qytetarët duhet të na e japin përkrahjen e tyre dhe të votojnë për ripërtëritjen e Maqedonisë”, tha Misajlovski.