Miskoski insiston në zgjedhje të parakohshme parlamentare

Kryetari i i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski mbrëmë në intervistë për MTV-në përsëriti se VMRO-DPMNE-ja kërkon shpërndarje të Parlamentit, për çka mbrëmë edhe zyrtarisht ka parashtruar iniciativë, formimin e qeverisë teknike dhe dorëheqje të kryetarit të Qeverisë, siç është rregulluar me ligj.

ShSipas Mickovskit, pushteti i treti vit me radhë del me tezat e njëjta, por nuk mund të mashtrohet opinioni kur ka mungesë të projekteve serioze në energjetikë, infrastrukturë dhe në ekonomi.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja do të merr pjesë në zgjedhjet presidenciale nëse LSDM-ja nuk del në zgjedhjet e parakohshsme parlamentare, Mickovski tha se LSDM-ja dhe Zaevi frikohen nga zgjedhjet pasi e din se do të humbin.

“VMRO-DPMNE-ja është fuqimisht e motivuar dhe e mobilizuar të merr pjesë në ato zgjehdje presidenciale , të cilat praktikisht do t’i fitojë dhe në atë mënyrë fuqimisht do ta përgatit derën e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, nëse jo tani, sigurisht në vjeshtë. Për këtë shkak është shumë më me rëndësi të kursejmë në kohë, pasi presioni i fitores së opozitës në zgjedhjet presidenciale do të thotë barë e madhe për qeverinë”, deklaroi Mickoski.