Mjetet për zbukurimin e qytetit të Tetovës destinohen për Shqipëri

Mjetet të cilët ishin ndarë për zbukurimin e qytetit të Tetovës për festat e fundvitit, janë ridestinuar për ndihmë për bashkinë e Durrësit.Rreth 25 mijë euro është ndihma të cilën komunën e Tetovës ka ndarë për Shqipërinë pas tërmetit katastrofal. Ky vendim është mbarrë në një seancë të jashtëzakonshme të martën pasdite, ku morrën pjesë këshilltarët e komunës së Tetovës të cilët u solidarizuan me situatën e krijuar në Shqipëri.”

Shpallëm ditë zie në territorin e Komunës së Tetovës për datat 27 dhe 28 nëntor.Ndihmë e njëhershme humanitare në shumë prej 1.500.000 denarësh Komunës së Durrësit, Republika e Shqipërisë,si mbështetje për ballafaqim me pasojat e tërmetit”, tha Bekim Memeti, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi, tha se gjatë vërshimeve të viti 2015, bashkia e parë që ka ndihmuar Tetovën ka qenë bashkia e Tiranës, prandaj edhe ne si komunë solidarizohemi me banorët e Shqipërisë.Ajo njoftoi se ka shpallur dy ditë zie në Tetovë, ndërsa nga Tetova janë nisur edhe 5 zjarrfikës të cilën do të ndihmojnë autoritetet vendore për nxjerrjen e personave nga rrënojat e ndërtesave të rrënuara nga tërmeti.