Mollët e Prespës, donacion për familjet nevojtare të “El Hilal”-it

Organizata Humanitare “El Hilal” gjatë kësaj fundjave bëri shpërndarjen e 2 tonelatave mollë, të cilat si ndihmë humanitare u dhuruan nga Këshilli nismëtar i pemëtarëve të Resnjës – Kooperativa e fshatit Krani. Nga ndihma e siguruar me ndërmjetësimin e degës së “El Hilal”-it në Prespë, nga 10-15 kg. iu shpërnda familjeve nevojtare në Shkup, Veles dhe Tetovë nëpërmes degëve të “El Hilal”-it në këto qytete. Komisioni qendror për distribuimin e ndihmave, nga përshtypjet në terren konstatoi se edhe kjo lloj ndihme, pra në pemë është e mirëseardhur për shumë familje.

https://www.facebook.com/OHElHilal/photos/pcb.10155905206052187/10155905205912187/?type=3&theater