Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me diell me vranësira të vogla dhe me erë të lehtë të ndryshueshme. Në disa fushëgropa në orët e hershme të mëngjesit do të ketë paraqitje të mjegullës.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus shtatë deri në dy gradë, ndërsa ajo e ditës prej katër deri në 13 gradë Celsius.

Në Shkup, moti do të jetë i ngjashëm, me diell e me vranësira të vogla dhe me erë të ndryshueshme. Në orët e hershme të mëngjesit do të ulet deri në minus një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Nga e marta pritet mot i ftohtë me reshje lokale të borës deri në intensitet mesatar dhe do të formohet mbulesë e re e borës dhe në vendet më të ulëta.

Të hënën do të fryjë erë e përforcuar jugore që do të shkaktojë rritje të dukshme të temperaturës. Pasdite nga perëndimi do të fillojnë reshje të cilat gjatë natës do të kalojnë në borë dhe do të kenë karakter më të rrëmbyeshëm. Nga e marta vijon periudhë e motit të ftohtë me reshje lokale të borës me intensitet mesatar dhe do të formohet shtesë e re e borës edhe në vendet më të ulëta