My love story/Plas dashuria e parë mes Metit dhe Revides (Video)

Një dashuri si në ëndëra, duket se do jetë lidhja e prezantuesit dhe producentit të My love story me njërën nga kandidatet që merr pjesë në këtë shou televiziv, Revide.

Vajza simpatike duket se i ka vjedhur zemrën Metit i cili edhe e organizon këtë spektakël televiziv.

Që janë bashkë ata të dy tregon edhe video në vazhdim, ndërkohë që ky emision po bëhet gjithnjë më i ndjekur dhe më i komentuar jo vetëm në diasporën shqiptare por edhe tek ne.