Myftiu priti dy hafizët e njohur të Tetovës

Sot më 18.05.2021 (e martë), në hapësirat e Myftinisë së Tetovës, Myftiu Prof. Dr. Qani ef. Nesimi, priti në takim, Hfz. Havzi ef. Ramadani dhe Hfz. Idriz ef. Osman.
Në këtë takim Myftiu i falenderoi hafizët e nderuar të cilët në 5 vitet e fundit gjatë muajit të Ramazanit në xhaminë Arabati dhe të Saatit në Tetovë, kanë falur namazin e teravisë me hatme, ndërsa dy vitet e fundit pas namazit të drekës, kanë lexuar edhe mukabele-Kurani Kerimin përmendësh në xhaminë e Saatit.
Në këtë takim, Myftiu hafizëve iu dhuroi nga një mirënjohje për punën e bërë, duke lutur Allahun Fuqiplotë që t’i shpërblejë me të mirat e Tij të pakufishme.