“Ndihmoni edhe ju”, aksion humanitarë në fshatin Poroj

Një aksion humanitarë po organizohet nga Bashkësia Lokale e fshatit Poroj në qytetin e Tetovës me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit për gjithë familjet në nevojë. Aksioni është ndërmarë me qëllim të ndihmohen të gjithë ata që kanë nevojë ndërsa të gjithë ata që mund të ndihmojnë atë mund të bëjnë në qendër të fshatit para objektit të Bashkësisë Lokale.

Njoftim:

Të nderuar bamirës. Të gjithë ju që doni të ndihmoni me pako ushqimore apo me mjete financiare për familjet në nevojë në Muajin e Shenjtë të Ramazanit, ju njoftojmë se ka filluar aksioni “NDIHMONI EDHE JU” në qendër të fshatit, para objketit të bashkësisë lokale, që do zgjasë deri Ora 18:00. Nevojtarëve zoti ju ndihmoftë. Bamirësit Zoti i shpërbleftë