Ndryshimet kushtetuese shpallen sot në Gazetën Zyrtare, nuk është i nevojshëm nënshkrimi i Ivanovit

Vendimi për ndryshimet kushtetuese pritet që të shpallet sot në Gazetën Zyrtare. Kryeministri Zoran Zaev e ka komentuar sot këtë çështje duke shprehur kënaqësinë që për këtë nuk është i nevojshëm nënshkrimi i presidentit Gjorce Ivanov, i cili ka dëshmuar se nuk vë firmën e tij në këso dokumentesh. “Nuk është i nevojshëm nënshkrimi i kryetarit Ivanov. Shyqyr Zotit që është kështu”, ka deklaruar Zaev. /SHENJA/