Ndryshimet kushtetuese, Thaçi i bindur se rrumbullakohen së shpejti

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, vitin 2018 e ka cilësuar si vit me plotë sfida dhe vështirësi, ekonomike e politike.

Sipas tij, shpresa e vetme e këtij viti ka qenë nënshkrimi i Marrëveshjes së Prespës mes Maqedonisë dhe Greqisë, e cila i hapi rrugën vendit për në familjen evropiane.

“Unë kam shumë bindje dhe garanci që ne do të arrijmë shumë shpejt ndryshimet kushtetuese t’i rrumbullakojmë, të cilat burojnë prej Marrëveshjes së Prespës, po ashtu t’i implementojmë të gjitha çështjet që dalin nga Marrëveshja e Prespës. Kam shumë shpresa dhe garanci dhe Greqia nëpërmjet ratifikimit në parlament do të kalojë këtë marrëveshje dhe në përfundimisht do të vulosim rrugën tonë drejt NATO-s dhe BE-së”,- tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaci.

Për Thaçin, integrimi i vendit në familjen euroatlantike është një proces që nuk mund të ndahet nga realizimi i të drejtave të shqiptarëve me kushtetutë si dhe të drejtat e etniteteve të tjera.

“Dy procese, ai i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE dhe realizimi final i të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni janë procese të cilat nuk mund të ndahen asnjëherë. Ne do të vazhdojmë me këtë këmbëngulje, se rrugëdalje tjetër nuk ka. NATO, BE dhe përfundimisht shqiptarët e Maqedonisë, me të drejta juridike kushtetuese njësoj si të tjerët. Ne nuk heqim dorë nga e drejta e vendimmarrjes së përbashkët me maqedonasit, që nënkupton të drejtën e vendimmarrjes përmes mekanizmit të vetos në parlament dhe pa diskutim edhe ndarjen e drejtë të buxhetit e shtetit, duke parandaluar diskriminimin ekonomik në aspektin etnik të shqiptarëve që jetojnë këtu”,- tha kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.

Në konferencën e fundvitit, kreu i PDSh-së ka komentuar edhe marrëdhëniet Kosovë – Serbi. Sipas tij, dialogu që në 2019 hyn në fazën e fundit të tij duhet të përmbyllet me njohjen e Kosovës nga