Ndue Ftoni, storje suksesi, krenari për çdo shqiptar

Shkruajti: Gjylfije Halili

Mërgata shqiptare, nga të gjitha trojet etnike, ka burime e histori të ndryshme, ajo pas viteve ’90, nga Shqipëria, kanë një motiv, të fuqishëm edhe ekonomik, edhe patriotik. Rrëzimi i komunizmit dhe largimi nga mjerimi ekonomik, përbën fokusin e shumë mërgimtarëve.

Një model i biznesmenit, patriotit të shquar, është pa dilemë, Z. Ndue Ftoni, i larguar nga Shqipëria në fillim të viteve ’90. Ai ka lindur në Shosh të Dukagjinit dhe si shumë bashkatdhetarë të tjerë, emigroi në Amerikë.
Z. Ftoni, falë aftësive të tij të trashëguara, gjeturisë dhe intuitës për sukses, arriti të integrohej në jetën e zhurmshme amerikane, ku ndërtoi biznesin e tij të fuqishëm, në tregti dhe hoteleri.
Ai do të shquhej si atdhetar që përkrahu iniciativat në dobi të kombit, si biznesmen i suksesshëm, por edhe si një mecen për artistët dhe këngëtarët me origjinë shqiptare që jetojnë në Amerikë, promovimin e kulturës shqiptare, në Michigan e më larg.
Profilin e tij atdhetar dhe human, është pasqyruar nga shkrimtari i shquar Fadil Kraja, në librin e tij “Guxo” ku paraqitet figura e z. Ftoni, rruga e suksesit të tij, si model i atdhetarit shqiptar, të lidhur me atdheun dhe shqiptarët.
Z. Ftoni, është modest dhe ajo shfaqet rrallë në publik, edhe pse disponon mundësi dhe kapacitet të plotë të atdhetarit, veprimtarit dhe donatorit të shquar. Ai kurrë nuk do ta harroj Shoshin e tij, Dukagjinin e Shkodrën. Me një rast, z. Ftoni ka theksuar:
“Ka njëzet vite që unë jam larguar nga vendi im. Lot, mall, djersë, mund, pare, humbje, fitore. Është e njëzet e pesta herë që unë vij nga Amerika në vendlindjen time, e cila nuk ka mundur të ma mposhtë shpirtin të cilin për dyzet vite i kam kaluar me ju. Amerika me më dhanë tërë pasurinë e saj nuk mundet të ma barazojë me pasurinë që kam lënë këtu në Shqipëri. Ju jeni ata që peshoni në vendi tuaj, fëmijët tanë nuk mund të jenë shqiptarë të denj ashtu siç jemi ne, por është detyra jonë që ata t’i rrisim me dashuri për atdheun, për vendin e të parëve”.
Për veprimtarinë e tij atdhetare dhe biznesmeni, z. Ndue Ftoni është vlerësuar me shumë shpërblime si “Qytetar nderi” i Komunës së Shoshit.
Po ashtu, z. Ndue Ftoni është shpallur Nderi i Bashkisë “Vau i Dejës”, në vitin 2014.
Është shpërblyer nga Corps, “Ftoni Meats”, si lider i ushqimit, duke promovuar dhe kontribuar në shtetin Michigan si “vend më të mirë për të jetuar dhe për të punuar”.

Z. Ftoni është i mirënjohur si sponsor i fuqishëm dhe përkrahës i publikimeve dhe informimit. Ai në Amerikë ka sponsorizuar: AlbDreams, Revistën “Kuvendi”, si dhe dhjetëra promovime librash.

Ai po ashtu, ka mbështetur Festivalet e dy Kishave Shqiptare, Shoqatën Atdhetare “Malesia e Madhe” në Detroit.

Z. Ftoni është sponsori i vetëm i gazetës së vetme në Shkodër “Dukagjini”, si dhe sponsor i ansambilit “Treva”.

Z. Ndue Ftoni është edhe humanist i madh duke përkrahur dhjetra raste për të sëmurët, ndërtimin e palestrës së Kampiones së Evropës Vera Bregu dhe shumë donacione tjera.