Negjat Hagjaj, model i një biznesmeni të suksesshëm shqiptarë në Zvicër

Edhe pse i Lindur në Suharekë të Kosovës, Negjat Hagjaj, në moshëm dhjetë vjeçe bashkë me prindërit e tij u detyrua ashtu sikurse shumë shqiptarë, të merr rrugën e mërgimit. Shkollimin e vazhdoi atje, për të treguar përveç tij, edhe afinitete në zhvillim të biznesit të tij privat, biznes ky i cili vite më vonë, do arrij majat e suksesit. Hagjaj fillimisht ishte punëtor, sikurse i Ati i tij, por më vonë, Agjaj themeloi firmën e tij, fillimisht Montage Team që merrej me montimin e fabrikave robotike, ndërsa më vonë edhe me ndërmarrjen tjetër, NeHa Lager sistem, e cila do bënte dhe vet prodhimin e sistemeve robotike të deponimit nëpër fabrikat e zviceranëve. Kapaciteti i tij në fillim ishte i vogël, por më vonë, me shtimin e sistemeve të reja dhe kapaciteteve të reja prodhuese, Negjat Hagjaj bën hapin e madh, duke arritur kështu të punësojë rreth 75 punëtorë në dz kompanitë e lartëpërmendura, Montage Team dhe NeHa Lagerszstem. Hagjaj në ditët e sotme, me shumë sukses vazhdon veprimtarinë e tij në drejtim të pajisjes dhe montimit të fabrikave me sisteme robotike, por, jo vetëm në Zvicër, apo në Kantonin Argau ku ai jeton dhe vepron, por në gjithë territorin, bile edhe në Francë dhe Danimarkë.

Hagjaj, edhe pse është një model i mirë i biznesit të suksesshëm, ai megjithatë nuk ndalet këtu, dhe ka për synim zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit dhe njëkohësisht edhe shtimin e numrit të punëtorëve, gjë kjo që do ndikojë edhe në ekonominë zvicerane. Ai synon që një ditë prodhimet e tij të jenë prezent në gati gjitha fabrikat e Evropës, por pse jo edhe të Ballkanit. Hagjaj, ashtu sikurse pjesa dërmuese e shqiptarëve, ëndërr e ka që biznesin e tij, të mos e fiksoj vetën më Evropë, por një ditë të mund të bëj të njëjtën gjë edhe në shtetin e tij të lindjes, në Kosovë, për të ndikuar sado pak si në rritjen e ekonomisë vendore, po ashtu edhe uljen e numrit të papunësisë në Kosovë.