Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta, me rastin e votimit me 81 vota pro të ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, ka uruar qytetarët e Republikës së Maqedonisë Veriore, duke vënë në pah se ky proces po bëhet realitet.
Ja postimi i z. Bejta në fb:
“Urime qytetarëve të Republikës së Maqedonisë Veriore.
Tani jemi më afër se kurrë NATO-s dhe Bashkimit Evropian.
Gëzohem që ky proces po bëhet realitet.
Urime 🇦🇱🇲🇰🇺🇸🇪🇺”