NEZIRI dhe ADEMI vazhdojnë takimet, KLLUKOVECI stacioni i radhës

Kandidati për deputet në Njësinë zgjedhore 3 nga BDI, Bekim Neziri në kuadër të takimeve të sotme ka realizuar vizitë në shkollën fillore të fshatit Kllukovec, njofton MEDIAL.mk.

Neziri para banorëve të atjeshëm ka prezantuar programin zgjedhor të BDI-së, ndërsa realizoi takim edhe me banorët e Buzallakovës të komunës së Velesit. Neziri ka qenë i shoqëruar nga bashkëpartiaku Arbër Ademi, njëherësh bartës i listës në Njësinë zgjedhore 2.

Ndryshe, sot në ora 19:00 në qendër të fshatit Jabollçisht i Epërm, BDI do të mbajë tubimin qendror ku do të marrin pjesë edhe dhe zyrtarë tjerë të kësaj partie