Nga 120 ditë në burg, 30 në spital, Bokit 13 me veshkë jofunksionale

Bojan Jovanovski është në rrezik për jetë. Avokati i tij, Sasho Dukovski, thotë se nga 120 dit në burg, 30 ditë i ka kaluar në spital, ndërsa në burg nuk i është dhënë terapia e shkruar nga mjekët.

Zvogëlimi i lukthit me qëllim që të ulë peshë e solli Bojan Jovanovskin në gjendje të tillë, shtoi Dukovski. 15 dit sipas rekomandimit të specialistëve, është me veshkë jofunksionale dhe të rritur, urinë dhe jashtëqitje të errët. Mjeku, Zoran Spirovski, nga kirurgjia torakale dhe vaskulare, thotë se Jovanovski duhet të hospitalizohet.

Avokati çdo ditë e viziton Jovanovskin, por thotë se përveç se për gjendjen shëndetësore, nuk mund të bisedojnë për asgjë tjetër e as të përgatiten për mbrojte në këtë lëndë.

Jovanovski prapa grilave, por edhe nëpër spitale është i diskriminuar për shkak të orientimit të tij seksual.

Problemet shëndetësore ka edhe Katica Janeva e cila më 3 dhjetor duhet të paraqitet para gjykatës, por kësaj here në cilësinë e të akuzuarës. Bojan Jovanovski dhe Zoran Milevski, tashmë disa herë kanë qenë në gjykatë për vepra të ndryshme penale.

Aktakuza që Ruskoska e ngriti, ka më shumë se 50 faqe, ndërsa në pjesën më të madhe të tyre është e shkruar gardëroba me marka dhe fotografi artistike të Bojan Jovanovskit dhe Katica Janevës.