Nik Gjeloshaj: Lista Shqiptare me përkrahje gjithëqytetare

Aktivistët e Listës Shqiptare, kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për kualifikimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, aktivitet që ka hasur në përkrahje të fuqishme në Tuz dhe komunat shqiptare, ka deklaruar Nik Gjeloshaj, pjesë e koalicionit shqiptar ç[r zgjedhjet e 30 Gushtit.

Z. Gjeloshaj ka apeluar që asnjë votë të mos jepet për subjektet qytetare, duke shtuar se shqiptarët duhet të votojnë subjektin e vet, Listën Shqiptare që bashkon forcat që kanë prioritet, interesin nacional të shqiptarëve.

Ja postimi i plotë i z. Gjeloshaj:

Bashkimi i madh shqiptarë po dëshmon se mbështetet fuqishëm në Malësi.
Për një kohë shumë të shkurtër, aktivistët e Listës Shqiptare kanë bashkuar afro 2000 nënshkrime.
Sipas ligjit janë të nevojshme 1000 nënshkrime për të kualifikuar pjesëmarrjen në zgjedhje.
Përveç në komunën e Tuzit, aktivistët e Listës Shqiptare janë duke grumbulluar nënshkrime në komunat tjera shqiptare, që po tregon një përkrahje të madhe koalicionit tonë, gjë që paralajmëron një fitore bindëse!
Përsëris dhe apeloj që asnjë votë për subjektet qytetare! Shqiptarët duhet të votojnë subjektet e veta nacionale!
Sinqerisht,
NGJ