Nik Gjeloshaj: Merrni pjesë në këtë vendim historik, Malësia do triumfojë në Tuz

Thirrjet që shqiptarët të votojnë të gjithë për kandidatin e koalicionit “Malësia na bashkon”, nuk kanë munguar ditët e fundit nga Tirana, por dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në Tuz ndodhet i dërguari i Top Channel, Muhamed Veliu, i cili raporton për situatën në Tuz, kandidatët në zgjedhje dhe parashikimet e sondazheve, ndërsa solli edhe një prononcim të kandidatit shqiptar, Nik Gjeloshaj.

“Faleminderit shumë për prezencën dhe interesimin tuaj. Procesi ka filluar në mëngjes, ku janë evidentuar edhe disa probleme teknike, ndërsa çdo dy orë bëhet ristartimi i kompjuterit që bën identifikimin e votuesve. Qëllimi ynë është që kjo të jetë një ditë feste për Malësinë, ndaj bëjmë apel që të kemi pjesëmarrje masive në këtë vendim historik. Të gjitha pengesat nuk mund të ndalin procesin, që është triumfi i Malësisë”, tha kandidati Nik Gjeloshaj.

https://youtu.be/uzsbFvk4ehY