Nikollë Camaj ngushëllon për tragjedinë e autobusit të Shkupit: Mungojnë fjalët ngushëlluese

Me rastin tragjedisë në Bullgari të autobusit me udhëtarë shqiptarë, shumica nga Shkupi, kryetari i LDSh, Nikollë Camaj ka shprehur trishtimin e tij për këtë humbje të madhe njerëzore.

Z. Camaj ka shkruar në rrjetin social si vijon: Të nderuar vëllezër e motra, shqiptarët në Malin e Zi janë me ju, në këto momente tepër të veshtira! Lutjet tona shkojnë për shpirtin e viktimave, për sherimin e të lenduarve, por edhe për forcimin e mendjeve e zemrave të atyre që mbeten pa të afërmit e vet.

Postimi i plotë:

Mungojnë fjalët ngushëlluese
Tejet të pikëlluar, morëm lajmin e trishtë, se mbrëmë, rreth orës 02 pas mjesnate, në një autostradë të Bullgarisë, ndodhi një tragjedi e madhe, me rastin e përplasjes, e pastaj të ndezjes, së autobusit, ku humbën jetën 46 shqiptarë, shtetas të Maqedonise së Veriut. Njëkohësisht, siç bëhet me dije, disa të tjerë morën lëndime të rënda trupore.
Në emër të Lidhjes Demokratike Shqiptare, dhe emrin tim personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të cilat i humbën të dashurit e vet, kurse të lenduarve shërim sa më të shpejtë.
Po ashtu ngushëllime të sinqerta u shpreh edhe Kryeministrit të Maqedonisë Veriore Zoran Zaev, si dhe Ministrit për punë të jashtme, z. Bujar Osmani.
Të nderuar vëllezër e motra, shqiptarët në Malin e Zi janë me ju, në këto momente tepër të veshtira!
Lutjet tona shkojnë për shpirtin e viktimave, për sherimin e të lenduarve, por edhe për forcimin e mendjeve e zemrave të atyre që mbeten pa të afërmit e vet.
Thellësisht i pikëlluar,
Nikollë Camaj, kryetar i LDSH