Një bark i fryrë pas iftarit dhe përtesë për të shkuar në palestër? Ndiqeni këshillën e trajnerit Petrit Mehmeti

Kohëve të fundit interesimi i njerëzve për t’u palestraur është duke shkuar në rritje.

Por, ka edhe prej tyre që në muajin Ramazan, ose pazuojnë ose përtojnë të shkojnë në fitnes, duke bërë kështu që ritmi i ushtrimeve të bie, ndërsa, numri i kilogramëve shtohet.

Syri.net Kosova ka realizuar një intervistë me trajnerin e fitnesit, Petrit Mehmeti, i cili ka dhënë këshilla se si dhe kur duhet ushtruar, si të ushqehemi dhe si ta motivojmë veten për një trup sa më fit edhe gjatë muajit të Ramazanit.

Syri Kosova: 10 ditë Ramazan! Çka mund të kemi ushtruar gabimisht gjatë këtyre ditëve?

Petrit Mehmeti: Pavarësisht se është Ramazan, ushtrimet vazhdojmë t’i bëjmë me të njëjtin intensitet. Çka dallon nga ditët e tjera, përkatësisht gjatë muajve tjerë, është periudha e të ushqyerit, pasi gjatë muajve tjerë ushqimi është konsumuar çdo tre orë.

Syri Kosova: Ora më e mirë për të ushtruar dhe kohëzgjatja e ushtrimeve?

Petrit Mehmeti: Koha më e mirë për të ushtrua gjatë muajit të Ramazanit konsideroj se është rreth tre-katër orë pas iftarit. Kurse kohëzgjatja e ushtrimeve është e njëjtë (1 ore deri në 1 orë e gjysmë, përfshirë dhe ushtrimet kardio).

Syri Kosova: Një bark plot pas iftarit! Sekreti juaj pse duhet shkuar në palestër pastaj pa përtesë?

Petrit Mehmeti: Pas iftarit thjesht shikojeni veten tuaj në pasqyre! Nëse nuk iu pëlqen pamja juaj, thjesht bëjeni çantën gati dhe ikni në palestër për të ushtruar. Mjafton të jeni të motivuar dhe të dini se cili është qëllimi juaj! Edhe kujdesi gjatë ushqimit që nuk e rëndon lukthin dhe që e bën njeriun të ndjehet i lodhur është një gjë tjetër me rëndësi gjatë Ramazanit.

Syri Kosova: Suplimenti që duhet të përdoret pas iftarit dhe pas syfyrit për forcën e trupit?

Petrit Mehmeti: Nuk ka ndonjë suplement të domosdoshëm që duhet përdorur, por duhet vazhduar në mënyrë të njëjtë.

Syri Kosova: Ushqimi që nuk duhet konsumuar fare dhe që duhet konsumuar patjetër ata që ushtrojnë dhe agjërojnë?

Petrit Mehmeti: Ushqimi që duhet konsumuar patjetër, si gjatë muajit të Ramazanit ashtu edhe gjatë muajve tjerë, është ushqimi i shëndetshëm (perimet, mishi i bardhë, etj.). Kurse ajo çfarë nuk duhet konsumuar është ushqimi me yndyrat e tepërta, përfshirë brumërat.

 

Syri Kosova: Kardio para apo pas ushtrimeve?

Petrit Mehmeti: Kardio është e preferusheme të bëhet pas ushtrimeve, përveç ditëve të ushtrimeve të këmbëve, gjatë të cilës unë preferoj të mos bëhet kardio fare.

Syri Kosova: A vlen miti që ndërrimi i palestrave në periudha kohore shton vullnetin për ushtrime?

Petrit Mehmeti: Jo! Vullneti për ushtrime duhet me ekzistu gjithmonë, thjesht të vihet një cak dhe të ecet në atë drejtim!