Njihuni me gjeniun shqiptar: 6-vjeçari flet 7 gjuhë

Njihuni me Amar Lenjanit, vogëlushin 6-vjeçar nga Karaçeva e Kamenicës, që flet 7 gjuhë: shqip, anglisht, rusisht, greqisht, indisht, portugalisht dhe serbisht.

Ndër të tjera, Amari është i aftë që alfabetin e gjuhës angleze ta shprehë edhe në gjuhën e shenjave.

Për vogëlushin, mësimi në klasë të parë nuk është aspak interesant dhe ka dëshirë të shkojë direkt dy klasë më lart.

Përmes një testi inteligjence, është vënë re që ai ka një koefiçent inteligjence (IQ) 131, ndërkohë që IQ mesatare është diku tek 85 – 115.