Njoftim SPB Tetovë

Me fillimin e pushimeve dimrore shkollore, krahas tjerash, edhe në rajonin më të gjërë të Pollogut, është ritur lëvizja nëpër objektet hotelerike, para së gjithas nëprë kefiteritë dhe diskotekat, veçanërishtë gjatë orëve të mbrëmjes.

Në këto të fundit, kohë pas kohe organizohen edhe mbrëmje gazmore, ku rinia shoqërohen dhe argëtohen, ku jo rallë herë këto mbrëmje shoqërohen edhe me muzikë me volum të lartë, e cila i shqetëson qytetarët tjerë, para së gjithash qytetarët që jetojnë në afërsi të objekteve hotelerike. Kjo më së tepërmi ka të bëj me ato objekte që gjenden në katin përdhesë të pallateve banuese.

Për këtë shkak, Sektori për punë të brendëshme Tetovë, përsëri apelon deri tek pronarët e kafiterive, diskotekave dhe objekteve tjera hotelerike, të kenë kujdes me fuqinë e volumit të muzikës të cilën e lëshojnë nëpër lokalet e tyre, apo muzikën e gjallë që organizojnë me grupe muzikore, dhe njëkohësishtë ju bën me dije se, gjobat për këtë lloj të kundërvajtjes lëvizin prej 500 deri 1000 euro në kundërvlerë të denarit, sipas (nenit 8 nga Ligji për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike).

Sektori për punë të brendëshme Tetovë apelon, gjithashtu që pronarët e lokaleve, të mosë lejojnë qëndrimin e personave të mitur në objektë pasë orës 24.00 (neni 24 i LKKRQP), gjithashtu të mos i shërbejnë me pije alkoolike, përndryshe do të ballafaqohen me gjoba adekuate të parapara sipas këtij ligji. Ku për shërbim me alkool të personave të mitur, pronarët mund të përndiqen edhe penalisht.

Sektori për punë të brendëshme Tetovë, dukshëm i ka intensifikuar aktivitetet kontrolluese, nëpër objektet hotelerike, dhe të gjitha kundërvajtjet që janë konstatuar nëpër këto objekte, janë sanksionuar në mënyrë adekuate ligjore.