Njomza Mezini e shkrin “Shaj” të Arilenës

Njomza Mezini është këngëtarja që me zërin e mëndafshtë e shkrin çdo këngë që ajo e interpreton.

E njohur si drejtoresha e Festivalit Mbarkombëtar të Muzikës për Fëmijë, “Diamond Fest”, Mezini është këngëtare e shkolluar, që sapo është kthyer me një cover.

Këngëtarja që shkëlqen në interpretim dhe stil, ka lansuar coverin e këngës “Shaj” të Arilena Ares, këngë kjo që triumfoj në skenën e festivalit të madh të “RTSH”-së.

Kënga është regjistruar në “Studio Rec”, ndërkaq video është realizuar nga “Time Pictures.