Nrek Gjolaj: Ndihma nga Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe, nuk ndalet

Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe, me anëtarët e vet gjatë verës, ka kontribuar me ndihma të shumta në Malësi të Madhe, duke dhuruar mijëra dollarë për institucionet publike, shoqatat dhe personalitetet e angazhuara në jetën kulturore, donacione nga anëtarët e Shoqatës Atdhetare Malësia e Madhe.

Këtë e bën me dije, Nrek Gjolaj, nëpërmjet një postimi në rrjetin social. Ai ka shkruar se “ne i falenderojme te gjith donatoret tone qe i bejne keto ndihma te mundura qe sadopak tua lehtesojme jeten atyre qe me se tepermi kane nevoje në Malesine tone te shtrejte.

Postimi i plotë i Nrek Gjolaj:

Te nderuar bashkatdhetar,
Gjate muajve te Veres 2021 Shoqata Atdhtare Malesia e Madhe ishte aktive në Malesi duke bere disa donacione gjate kohes kur ishim me pushime disa antare te kryesise se saj.

  • Shoqata MM ndihmoi me 2 mi dollare Shkollen Fillore në Tuz ku ndihma ju dorzua drejtorit te kesaj shkolle Z. Luigj Dedvukaj.
  • U ndihmuan 43 persona me nevoja te veçanta me nga 400 dollare, ku në total u ndane 17200 dollare.
  • Publicistit dhe shkrimtarit te njohur Ndue Bacaj ju dorzua shuma prej 500 dollaresh për botimin e librit te Muzeut Etnografik te Malesise në Lekaj.
  • Shoqata MM poashtu ndihmoi me nga 1 mi dollare gjashte Shoqata Kulturoro- Artistike te Malesise;
    . SHKA Rapsha
    . SHKA Ded Gjon Luli
    . SHKA Liria
    . SHKA Koha
    . SHKA Besa
    . SHKA Shqiponja
    Antaret e kryesise gjate kesaj Vere realizuan nji numer te konsiderueshem takimesh me perfaqesuesit politike, organizata dhe individe te fushave te ndryshme te cilet jane mirenjohes për ato çka vazhdon te beje Shoqata jone dhe në te ardhmen presin gjithni e me shume nga mergata Malesore.
    Ne i falenderojme te gjith donatoret tone qe i bejne keto ndihma te mundura qe sadopak tua lehtesojme jeten atyre qe me se tepermi kane nevoje në Malesine tone te shtrejte.
    Kryetari,
    Nrek Gjolaj