Nuhiu shkruan për avancimet e shqiptarëve në Policinë e Ohrit, Manastirit dhe Resnjës

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu përmes një postimi në Fejsbuk, ka treguar për avancimet e shqiptarëve në MPB, konkretisht në Ohër, Manastir, Resnje dhe Krushevë, transmeton Flaka

“Si rezultat i Marrëveshjes së Ohërit dhe politikave të BDI, sot policia e Manastirit udhëhiqet nga një Zv/Kryeshefi i SPB në Manastir; Kryeshefi i policisë së uniformuar të Manastirit; Kryeshefi i policisë kriminalistike të Resnjës, Ndihmës komandanti i Krushevës, Makedonski Brodit, zëdhëdhënse e policisë, e tjerë”, shkruan Nuhiu ne Fejsbuk.

Nuhiu njofton edhe për tabelën në dygjuhësi. Edhe gjuha shqipe, shkruan ai, e zë vendin e vet.