OH HILAL dhe EVN me aksion të përbashkët humanitar

Tashmë është bërë traditë bashkëpunimi mes EVN-së dhe Organizatës Humanitare HILAL të cilat kontigjentin e ndihmave të veta e shpërndarjnë për qytetarët që kanë më së shumti nevojë për ndihma,njofton infoAlb.Më 27 dhjetor 2018 EVN Maqedoni dhuroi ndihma humanitare me përmbajte ushqimore dhe higjienike Organizatës Humanitare HILAL e cila vepron në kuadër të BFI, ndihma këto që do të shpërndahen për nevojtarët e vendit. Kryetari i OH HILAL z. Mustafa ef. Dauti falenderoi EVN për këtë bashkpunim të ndërsjellë dhe shumë korrekt. OH Hilal gjithmonë do jetë partner bashkpunimi me çdo kompani që dëshiron të bën donacione si ndihmë për nevojtarët.