Ohri dhe Struga rrezikojnë te mbeten pa pediatër 

Për pjesën më të madhe, kufiri i moshës së pediatërve aktualë në Ohër dhe Strugë, të cilët kujdesen për shëndetin e popullatës së re, ndryshon nga mosha 55 deri në 62 vjet. Një nga pediatret më të vjetër të Ohrit, Nikolla Filev, thotë se problemi është i ndërlikuar dhe se së shpejti ky kuadër në të dy qytetet mund të mos jetë më.

“Pediatria është në shkatërrim total. Dalë ngadalë nuk do të ketë pediatër. Kjo është çështje serioze. Nuk jemi para kartës së verdhë, por para të kuqes. Merreni me mend nuk do të kemi pediatër. Jeta është matematikë dhe nuk do të kemi pediatër. Është një problem serioz .Vlerësoni se pjesa më e madhe janë para pensionimit? Mos të them 80% janë, dhe për ndonjë vit nuk do të ketë. Do të ketë një, dy, tre, ndërsa për këtë popullsi është pak “, tha Nikolla Filev-pediatër nga Ohri.

Pediatrët më të vjetër rekomandojnë që autoritetet shtetërore dhe shëndetësore të gjejnë mekanizma dhe tu mundësojnë pediatërve të rinj të qëndrojnë në vend, në vend që të dalin jashtë, por në të njëjtën kohë të krijojnë kushte dhe mundësi për krijimin e kuadrove përmes specializimit dhe trajnimit të mëtejshëm të tyre. Në spitalin e Strugës numri i përgjithshëm i specialistëve në të gjitha degët është 44 prej të cilëve 25 janë mbi 55 vjeç. Prej këtyre 25, 12 janë mbi 60 vjeç. Në rrjedhë është procedura për punësimin e dhjetë mjekëve të rinj, gjashtë infermiereve, dy farmacistëve, një farmacist teknolog, dy teknikëve të laboratorit dhe një biokimisti