OJQ Labeatët:”Ekspozitë me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti”

Ekspozitë me rastin e shënimit të 550 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti – Skendebeu dhe promovimi I librit ‘’Etnia dhe Hapësira’’ i autorit Dr. Nail Draga.

Në kuadër të ativiteteve vjetore përfundimtare për vitin kalendarik 2018. OJQ Labeatët më 12.12.2018. në QKI ‘’Malësia’’ në Tuz, organizoi ekspozitë fotografishë kushtuar jetës dhe veprave të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Ideja për realizimin e ekspozitës i takon don Gabriel Grabanicës. Në këtë mënyrë OJQ Labeatët së bashku me don Gabrielin u bënë pjesë e manifestimeve kushtuar vitit jubilarë të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.
Fotografitë e kësajë ekspozite janë ekspozuar në Ulqin, Klinë, Tuz dhe në dy qytetet në Zvicër, po ashtu fotot do të ekspozohen edhe në Krajë – Ostros, etj.
Në ekspozitë përveç shumë të tjerëve ishte prezent edhe z. Kol Zagreda i cili me kontinuitet vite me radhë mbështet shoqatën tonë financiarisht. Këtë herë Kol Zagreda ndihmoi shoqatën me 500$.

Pjesa e dytë e aktivitetit iu kushtua promovimit të librit të Dr. Nail Draga “Etnia dhe hapësira”. Dr. Nail Draga është autor i më se dhjetë librave me tematika të ndryshme. Ka botuar dhjetra punime shkencore në nivelin kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Për ndryshe Dr. Naili ishte profesor në Universitetin e Kosovës në Prishtinë viteve 80 ` dhe 90` të shekullit të kaluar. Me Art – Klubin nga Ulqini ka botuar vepra të shumëta të autorëve Ulqinakë dhe më gjerë, revista të ndryshme siç është Lemba etj.
Ekspozitën dhe promovimin e përcodhi numër i konsiderueshëm i vizitorëve.
Ekspozita u vizitua edhe nga ana e paraleleve IV-B dhe III-B nga Gjimnazi i Tuzit.
“Realizimin e ketij aktiviteti e mbështeti sponsori Sandër Palushaj i cili në vazhdimësi ndihmon shoqatën. Sandri njëkohësisht është edhe anëtar i këshillit drejtues të shoqatës”.
Falenderojmë QKI ‘’Malësia’’ me drejtorin dhe stafin, poashtu falenderojmë edhe mediat: Tv Boin, RTMZ – Mozaiku 60, portalin MALESIA ORG., gazeten Koha javore, etj.

Për shumë mot gëzuar festat e fundvitit !