Osmani bashkë me krerët e Bashkësive Fetare në vend diskutuan mbi procesin e regjistrimit

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka takuar krerët e Bashkësive Fetare për të diskutuar rreth Regjistrimit të popullsisë në vend. Sipas tij, Bashkësitë Fetare luajnë rol shumë të rëndësishëm në zbatimin e këtij procesi.

“Sipas informatave që kemi procesi i regjistrimit të popullatës jorezidente po rrjedh pa ndonjë problem të theksuar dhe se deri tani janë regjistruar diku rreth 25 mijë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut që jetojnë jashtë vendit. Janë paraqitur probleme teknike, të cilat po tejkalohen, është përgatitur plan për informimin e qytetarëve. Përveç përfaqësive diplomatike, Bashkësitë Fetare kanë një rrjet shumë të gjerë të shtrirjes së tyre dhe besoj se do të ndihmojnë në këtë proces që të jetë më i suksesshëm. Pra, Bashkësitë Fetare luajnë rol të rëndësishëm në këtë proces statistikor”, ka thënë ministri Osmani.