Osmani hedh poshtë pohimet e Thaçit se Tetova nuk ka infektolog dhe epidemiolog

Në Shtabin e Emergjencës kundër COVID-19 në Tetovë nuk ka infektologë e as epidemiolog tha kreu i PDSH-së Menduh Thaçi në emisionin ClickPlus të TV21. Kjo siç u la të kuptohet është për arsye politike.

Më pas në pjesën e dytë të emisionit për këtë u pyet edhe zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së Bujar Osmani, i cili hodhi poshtë pohimet e Thaçit.