Osmani takohet me ambsadorin e Bullgarisë Angelov, falenderon për mbështetjen e Bullgarisë

Zv/kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot është takuar me ambasadorin e Bullgarosë Angel Angelov. Osmani dhe Angelov biseduan për marrëveshjen historike e cila hapi kapitullin e ri në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Marrëveshja historike për fqinjësi të mire hapi kapitull të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve. Miqësia që rezultoi me mbështetje të jashtëzakonshme për integrimet tona evropiane, për çka edhe si Qeveri edhe si vend mik, e poashtu edhe si fqinj të mirë, jemi mirënjohës.
*Takim i parë i punës me ambasadorin e ri të Republikës së Bullgarisë, Angel Angelov” ka shkrur Osmani.

Osmani ndryshe është ministri i vetëm i cili takohet me ambasadorët për të bashkëbiseduar dhe falenderuar për mbështetjen e tyre që i japin proceseve integresue të Maqedonisë së Veriut në strukturat Euroatlantike. /TS/