Osmani: Viti 2019 është vit i korrjes së sukseseve

Në një intervistë për Alsat, zëvendës-kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani tha se “viti 2019 do të jetë vit i sukseseve ku do t’i korrim të mirat që i mbollëm vitin e kaluar”.

Ai theksoi se në këtë vit do të ketë ngjarje të rëndësishme siç janë ndryshimet kushtetuese dhe data për fillimin e bisedimeve m e Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Duke folur për ligjet reformuese dhe amnistinë e cila mund të përbëjë pengesë, Osmani u shpreh optimistë në mirëkuptimin e Brukselit duke e cilësuar Ligjin për amnistinë e 27 prillit si ligj në funksion të procesit.

Në lidhje me ndodhitë në BE, Osmani theksoi se Rumunia, si kryesuese pret dy çështje të rëndësishme, zgjedhjet në Kuvendit Evropian dhe Brexit-in.