PARA ALI AHMETIT DËSHTON DHE DORËZOHET BOZHIDAR SPASIQ

Drejtuesit e lartë të shërbimit informativ të Serbisë pushtuese jo njëherë kanë dështuar me turp përballë drejtuesve të lartë e udhëheqësve të lavdishëm të shqiptarëve në Kosovë e Vise!

I tillë është edhe rasti i Bozhidar Spasiqit, i cili bashkë me plot antishqiptar dhe shqiptar të shitur e tradhëtar të kombit, e vuri në lëvizje tërë makinerinë e UDB-së së vjetër dhe të re në Beograd, që ta diskreditonte e për ta mposhtur të pamposhturin, shqiptarin lavdimadh, themeluesin e tri ushtrive çlirimtare në Ballkan, Udhëheqësin vizionar të popullit shqiptar, projektuesin progresiv euroatlantik, të madhin e të mëdhenjëve Ali Ahmeti!

Doli në shesh kurdisja dhe fasifikimi, këtë e pranoi dhe e tha me foto dhe me zë, antishqiptari Spasiq, i cili vuri në sprovë dhe në peshore dashurinë dhe besnikerinë e shokëve dhe miqve ndaj Ali Ahmetit!

E dinte ky antishqiptar i madh se Ali Ahmeti nuk dorezohet dhe nuk bjen për asnjë çmim dhe në asnjë kurthë, por kryente misionin e tijë në zbatim të shërbëtorëve të platformës antishqiptare të Serbisë pushtuese!

Ranë për toke dhe u rrafshuan për dhe të gjitha ilizionet e smuara dhe banale, të antishqiptarëve me kurse të boshtit serbo-rus e kundër shqiptare dhe anti euroatlantike!

Nuk bjen dhe nuk dorezohet Ali Ahmeti!

Këtë e ka ditur UDB-a jugosllavo-serbe, e kanë ditur edhe shërbëtoret dhe të shiturit shqipfolës, por kanë shpërndarë mjegull dhe kanë tentuar ta eleminojnë nga skena politiko-kombëtare këtë gjigant e lindje të madhe, këtë bir besnik dhe strateg të popullit shqiptar, pasardhës të denjë të kryestrategëve të luftërave për liri e çlirim, shtetëndertim dhe integrim!

Spasiqi dhe të gjithë të tjerët që rrijnë me të pasmet e tyre në prehërin e tij, duhet ta dijnë se Ali Ahmeti dhe shokët e bashkëveprimtarët e tij, janë bijtë me besnik të popullit, Atdheut dhe Kombit!

Kjo që e tregoi në formë dëshmie të intervistës së tij, është pjesa e dytë e vazhdimit të misionit të pjesës së parë, kur e ka sajuar …

Të gjitha orvatjet antishqiptare kanë dështuar dhe do të dështojnë me turp!

Është i pamposhtur dhe fitimtarë i shekujve, Udheheqesi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!

Nën udhëheqjen e Tij, për jetë më lumtur, integruese e në hap me demokracinë euroatlantike, marshon shtigjeve të reja populli shqiptar jo vetëm në Maqedoninë e Veriut!

Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 13 Qershor 2021!

PARA ALI AHMETIT DËSHTON DHE DORËZOHET BOZHIDAR SPASIQ