Paralajmërimi i Bashës: Në 16 shkurt nuk ka më fjalë, por …

Kreu i PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të Unazës së re.

Duke folur me ta, Basha ka bërë thirrje që në 16 shkurt ata ti bashkohen protestës së opozitës.

‘Në 16 shkurt vendi juaj nuk është këtu, por është atje në shesh. Në 16 shkurt fjalët kanë mbaruar, nuk ka më fjalë, por do të veprojë vetëm zëri dhe vullneti juaj.

Deri me 15 shkurt Edi Rama ka afat të largohet nga karrigia ku i kanë dhënë kriminelët, zgjedhje të parakohshme, qeveri të qytetarëve.

Pas 16 shkurtit nuk ka më fjalë, por ka vetëm zë qytetarësh’, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.