Pas Ulqinit busti i Skëndërbeut do të vendoset edhe në Tuz

Kryetari i Alternativës Shqiptare, Nik Gjeloshaj njoftoj përmes faqes zyrtare në Facebook që u votua në Kuvendin e Komunës për vendosjen e Bustit të Skenderbeut në Triesh, njofton malesia.me.

Postimin e plotë të Gjeloshaj mund ta ndiqni më poshtë:

” Të nderuar miq,

Po ndaj me ju deklaratën time të datës 21 nëntor, në lidhje me vendosjen e bustit të heroit tonë kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu pranë shkollës fillore që mban këtë emër në Triesh!

Me këtë rast dua të ju njoftoj, që kjo procedurë u përfundua me votim në Kuvendin e Komunës së Tuzit, në këto momente!

Dua të falenderoj të gjithë që na përkrahën në këtë projekt, e veçanarisht diasporën tonë Trieshjane në SHBA, iniciator dhe sponsorizues të Bustit! “