Paul Whelan, marinsi amerikan që mbahet në burg nga Rusia

Ish-marinsi amerikan Paul Whelan, i cili akuzohet për spiunazh nga Rusia, duhet të mbetet në paraburgim, ndërsa pret gjyqin. Një gjykatë në Moskë ka vendosur për masën e tij të arrestit

Erjon Dervishi

Zyrtarët rusë të sigurisë thonë se një ish-marins amerikan u kap në veprimtari “spiunazhi” muajin e kaluar. Paul Whelan, 48 vjeç, i cili gjithashtu mban shtetësi britanike, kanadeze dhe irlandeze, u gjet me një kartë memorie që përmbante sekrete shtetërore, tha avokati i tij. Ai nuk e kishte hapur kartën dhe kishte marrë vetëm foto dhe video pushimi, deklaroi avokati. “Paul kishte për qëllim të merrte informacion nga një individ që nuk ishin të klasifikuara. Këto ishin gjëra kulturore, udhëtime, vizita në një katedrale, në një ceremoni ku Paul ishte ftuar”, tha Vladimir Zherebenkov. “Ai nuk mundi të shihte përmbajtjen e akuzës sepse u arrestua”. Paul Whelan këmbëngul se ai është i pafajshëm dhe familja e tij i ka thënë mediave ndërkombëtare, se ai ishte thjesht duke vizituar Rusinë për të marrë pjesë në një martesë. Ai u paraqit në gjyq në Moskë të martën për të apeluar kundër një vendimi për ta mohuar atë me kusht. Whelan është në pritje të gjykimit të akuzave për spiunazh dhe, nëse shpallet fajtor, mund të përballet me 20 vjet burg. Pak detaje të rastit kundër tij janë bërë publike, por avokati i i tha “The Guardian” dhe BBC-së, se zoti Whelan është mirë dhe është i vendosur të provojë pafajësinë e tij. “E pashë atë javën e kaluar … ai ndjehet mirë, ai ka një ndjenjë dinjiteti”, tha avokati para gazetarëve jashtë gjykatës. Një zëdhënëse e ambasadës amerikane në Moskë tha për median ruse se ishte “duke e ndjekur nga afër çështjen” dhe bëri thirrje për një “gjykim të drejtë dhe transparent”.

Çfarë ishte duke bërë Paul Whelan në Rusi?

Paul Whelan arriti në Rusi më 22 dhjetor për të marrë pjesë në një martesë dhe kishte planifikuar të vizitonte qytetin e dytë të Rusisë, Shën Petersburg, përveç Moskës përpara se të fluturonte në shtëpi më 6 janar, tha vëllai i tij për median britanike BBC. Ai u arrestua më 28 dhjetor, në praninë e një grupi mysafirësh të dasmës gjatë një turneu nëpër muzetë e Kremlinit në mëngjes. Ai nuk mundi të paraqitej për dasmën, tha David Whelan. Agjencia e sigurimit shtetëror FSB e Rusisë, ka dhënë disa detaje, duke thënë vetëm se ai ishte ndaluar “gjatë një veprimi spiunazhi”, një formulim që nënkupton se ai ishte kapur në një zonë të kuqe, raporton korrespondenti i BBC. Familja e tij thotë se Paul ka vizituar Rusinë për biznes dhe kënaqësi që nga viti 2006.

Paraqitja në gjykatë Paul Whelan u shfaq në gjykatë në një kafaz xhami, vetëm për tu konsultuar me avokatët e tij, përmes një vrime të vogël. Një njeri i paarmatosur me një uniformë gri qëndronte roje. Kjo ishte hera e parë që ne kishim parë z. Whelan që nga arrestimi i tij dhe ai dukej i qetë; i veshur me elegancë dhe me sa duket i vëmendshëm. Ai nuk iu përgjigj asnjërës nga pyetjet që bënin, por avokati i tij tha se i ishte drejtuar gjykatësit për 15 minuta, gjatë dëgjimit të tij me kusht. Ky sesion u mbyll për të gjithë, përfshirë përfaqësuesit e tre konsullatave që u kthyen, tha korrespondenti i BBC-së. Rasti i spiunazhit është klasifikuar si sekret i lartë. Kjo është arsyeja pse informacioni është duke u shfaqur vetëm në ngjarje të vogla kronike, kryesisht përmes avokatit të Paul Whelan. Vladimir Zherebenkov tha të martën se ai nuk kishte parë ende asgjë që të provojë fajësinë e klientit të tij – asnjë video apo regjistrim audio që të tregonte se ishte në dijeni se çfarë kishte me të vërtetë në kartën e memories. Lirimi me kusht është refuzuar, ish detari amerikan është kthyer në qelinë e tij në burgun famëkeq Lefortovo, ku seancat e tij javore me hetuesit e FSB do të vazhdojnë.

Kush është Paul Whelan?

Paul Whelan ka lindur në Kanada me prindër britanikë, por u zhvendos në SHBA që kur ishte fëmijë. Aktualisht ai është drejtor i sigurisë globale për furnizuesit e komponentëve të automjeteve në Michigan, BorgWarner. Ai është shtetas i katër shteteve – SHBA, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Republika e Irlandës. Paul Whelan u bashkua me Forcat Detare në vitin 1994 dhe u ngrit në rangun e rreshterit të personelit në vitin 2004. Ai shërbeu në Irak për disa muaj në vitet 2004 dhe 2006. Ai u dënua nga një gjykatë ushtarake në vitin 2008 me akuza lidhur me vjedhjen dhe u shkarkua për sjellje të keqe. Detajet e akuzave nuk janë bërë publike. Më herët, në vitet 2000, ai filloi punë si menaxher i projektit IT për një kompani të quajtur Kelly Services, por u mobilizua me marinsat brenda dy viteve në fillim të sulmeve në Irak, në 2004 dhe më pas 2006. Ai ishte akoma duke shërbyer si marins kur bëri udhëtimin e tij të parë në Rusi, një vizitë që ai detajoi në faqen e tij të internetit, e cila është mbyllur. Duke ndarë fotografitë e vizitës, ai tha se ishte një “kohë mjaft të kënaqshme” duke eksploruar qytetet e Moskës dhe Shën-Petersburg. Por në vitin 2008, Paul Whelan, i cili kishte arritur gradën e rreshterit të personelit, u shkarkua nga marinsat për sjellje të keqe. Pentagoni, i cili lëshoi ​​të dhënat e tij, tha se akuzat kishin të bënin me vjedhjen. CNN raporton se ai ishte akuzuar për përdorimin e numrit të sigurimeve shoqërore të dikujt tjetër. Sipas dokumenteve të gjykatës, ai ishte përgjegjës për grupin e sigurimit të kampusit të kompanisë Kelly, dhe detyrat e tij përfshinin menaxhimin dhe kryerjen e hetimeve, si dhe trajtimin e disa blerjeve. Ai u largua nga kompania në vitin 2016, duke u bërë drejtor i sigurisë globale për furnizuesit e komponentëve të automjeteve në SHBA, BorgËarner. Në rolin e tij, Paul Whelan është “përgjegjës për mbikëqyrjen e sigurisë” në objektet në Miçigan dhe në mbarë botën, tha kompania në një deklaratë. Firma nuk ka objekte në Rusi.