“Për festat e fundvitit,Dehari ndan pako për fëmijët”

Me rastin e festave të fundvitit, kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka dhuruar pako për fëmijët e çerdheve dhe artikuj ushqimor për fëmijë me aftësi të kufizuara në Kërçovë, përcjell infoAlb.


Për nder të festave të fundvitit, ndamë pako për fëmijët e Çerdhes së qytetit. Gjithashtu vizituam edhe fëmijët me aftësi të kufizuara të cilët pranuan nga ana jonë artikuj ushqimor të paketuar”, deklaron Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.