Për shkak të dendësisë së mjegullave janë anuluar disa fluturime nga Aeroporti i Shkupit

Për shkak të zvogëlimit të dukshmërisë janë anuluar një pjesë e fluturime nga Shkupi dhe për në Shkup, përcjell AIM.

Nga aeroporti i Shkupit janë transferuar tri fluturime. Njëri avion i cili nga Cyrihu duheshe të ateroj në Shkup, është transferuar në aeroportin e Prishtinë, ndërsa tjetri nga Varshava që duheshe të aterroj në Shkup, është transferuar për në Otopeni. Për në Prishtinë është transferuar edhe aeroplani i cili vinte nga Memingem.

Avioni i fundit i cili ka fluturuar nga aeroporti i Shkupit ka qenë në orën 15:47, ndërsa ka fluturuar deri në Beograd.

Për shkak të dendësisë së madhe të mjegullave është shkurtuar dukshmëria deri në 10 metra nga Tetova deri në fshatin Gajre, ndërsa dukshmëri nga 20 deri më 50 metra ka në Kumanovë, Gostivar, Strumicë, njoftojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”