Përbërja e re e Antikorrupsionit, sot do të intervistohen 13-të kandidatët e fundit

Sot do të realizohen 13-të intervistat e fundit të kandidatëve për kryetar dhe anëtar të Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit (Komisioni për Antikorrupsion) në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton Portalb.mk.

Megjithëse u tha se emrat përfundimtar Komisioni për Përzgjedhje të Kandidatëve, e njëjta pritet të ndodh të premten, datë kjo që u paralajmërua edhe votimi i tyre në seancë plenare dhe që korrespondon me ditën e shpalljes së zgjedhjeve parlamentare.

Dje në kuadër të intervistave është deklaruara edhe kandidatja, tash sekretare shtetërore në Ministrinë e Drejtësisë, Radica Lazarevska Geroska, e cila 30 minuta ka bërë përpjekje që ta bind Komisionin Përzgjedhës se mund dhe ka aftësi që të zbulojë korrupsion, por e kishte të vështirë të kujtohej se a është në lidhje farefisnore me ministren aktuale të Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

“Nuk e di se e kam të afërme, vetëm nëse lidhja jonë në lidhje më të largëta farefisnore”, tha Lazareska Geroska.

Përndryshe, kjo është dita e pestë e realizimit të intervistave nga Komisioni Përzgjedhës, me kryesues deputeti i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, Muhamed Zekiri dhe anëtarë: deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Artan Grubi, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Zoran Iliovski dhe nga Grupi Parlamentar i Pavarur, Vlladanka Aviroviq. Nga sektori civil janë Besim Nebiu dhe Sabina Fakiq, kurse nga Avokati i Popullit, Dragi Celevski.

Ndryshe, intervistimi duhej të përfundojë sot, e mërkurë, por kjo u prolongua për të premten, 8 shkurt. Propozimi me 7 emrat për kryetar dhe anëtarë të Antikorrupsionit duhet të kalojnë në Komisionin për Zgjedhje dhe Emërime, dhe më pas, siç paralajmëroi kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi përbërja e re e Komisionit për Antikorrupsion do të miratohet në seancë plenare më 8 shkurt, ditë kjo që korrespondon me shpalljen e zgjedhjeve presidenciale. Për miratim të përbërjes së re të Antikorrupsionit duhet vota “për” e 80 deputetëve.

Në konkursin publik, u paraqitën 80 individë, 21 u diskualifikuan që në ditën e parë, pasi që nuk e kishin arsim adekuat dhe dokumentacion të plotë, kurse njëri vetë i ka tërhequr dokumentet.