Përse hesht Sadulla Duraku?!

Muajve të fundit kemi qenë dëshmitarë të një politike të ngarkuar në vend, sidomos me ndryshimet kushtetuese, gjë kjo që mori pothuajse gjithë fokusin e politikanëve në vend.
Por, nga ana tjetër, kohë pas kohe, edhe lëshoheshin disa deklarata nga ana e Qeverisë për çështjen e Jugohromit, që të bëjnë të mendosh se, edhe përkundër faktit se në të gjitha anët u dëshmua se kombinati Jugohrom ishte ndër ndotësit më të mëdhej në vend, qeveria, megjithatë po planifikon në pranverë rikthimin e tij, gjegjësisht rihapjen e tij.

Këtë më së miri e konfirmojnë deklaratat e zotit Angjushev dhënë mediave, por edhe vendimi i qeverisë për miratimin e kredisë për Jugohromin nga Banka popullore e Maqedonisë.

Ndaj gjithë kësaj, si pa të keq, Ministria e ekologjisë hesht! Sidomos vetë ministri Duraku, edhe pse dihet mirëfilli se, edhe vendosja e filtrit për të cilin tanimë është bë aq zhurmë, megjithatë nuk do arrij të pastroj gjithë kapacitetin ndotës të Jugohromit, por vetëm një pjesë të tij.

Ministri Duraku deri më tani, nuk ka dalur që të komunikoj opinionin as edhe për rrjedhën e deri tanishme të punëve rreth vendosjes së filtrave, e cila, po ashtu sikurse edhe premtimet e më pashme nga ana e Jugohromit që u shkelën disa herë, po shkelen edhe premtimet gjegjësisht, afatet për vendosjen e filtrave.

Kujt i konvenon loja nxehtë – ftohtë, e cila tek e fundit, e gjitha shkon në kurriz të popullatës, sepse ndotja enorme që vite me radhë ndodh nga Jugohrom, ka bërë që në Tetovë, të rritet numri i të sëmurëve nga organet e frymëmarrjes.

Vetë Ministri Duraku, nëpër takimet që ka realizuar me pjesëtarët e organizatës më të zëshme kundër ndotjes, EcoGuerilla, ka pranuar disa herë se nuk do lejojë që të rihapet Jugohromi, por asnjëherë publikisht nuk ka dalë që të prononcohet nëse, inspektorati që është nën drejtimin e tij, ka bërë apo jo kontroll për rrjedhën e punëve rreth ndërtimit të filtrave, dhe ajo që është më e rëndësishme, sa herë duhet të shkelet vendimi nga ky kombinat që Qeveria, apo ministria e ekologjisë të del e të thotë se u dënua një herë drejtoria e Jugohromit, apo se iu mor e drejta për zhvillimin e kësaj veprimtarie.
Vazhdon ditëve në vijim…