Përsëri probleme me kushtet në Kodrën e Diellit

Sezoni i skijimit në Kodrën e Diellit ka filluar sot. Tradicionalisht në ditën e parë, skijimi është falas.

Nga Qendra e Skijimit dje informuan se janë të përgatitur plotësisht dhe janë të ekipuar për funksionim të pandandalshëm dhe të sigurt të terreneve të skijimit, ndërkaq janë kryer të gjitha përgatitjet e rregullta dhe aktivitetet për fillimin e sezonit të ri të skijimit.

Por sot realiteti është krejtësisht ndryshe. Në orët e para të paradites ski-liftet janë duke punuar me ndërprerje të shumta dhe për pasojë adhuruesit e sportit të bardhë detyrohen që të ecin në këmbë.

Përndryshe bileta sezonale është 9.500 denarë, ndërkaq ajo ditore 900. Për gjysmë dite, gjegjësisht prej orës 12:00 deri në orën 15:00 kushton 600 denarë. Bileti për skijim gjatë natës vlen prej 19:00 deri në orën 22:00 dhe kushton 500 denarë. Për të gjithë biletat paguhet depozitë kthyese me lartësi prej 150 denarë.