Personat në izolim, probleme dhe vështirësi për votim më 13 korrik

Vetëm 19 persona nga të izoluarit dhe të infektuarit me virus korona që trajtohen në shtëpi janë paraqitur për të shfrytëzuar të drejtën e votës më 13 korrik. Nga KSHZ-ja thonë se një ndër arsyet që personat e izoluar nuk mund të paraqiten është për shkak të vendimeve zyrtare nga Inspektorati për masën e izolimit, të cilat zakonisht i marrin me disa ditë vonesë. Në seancë u hodh poshtë propozimi që këtyre personave t’u mundësohet të paraqiten për të votuar duke ofruar si dëshmi edhe njoftime më pak formale si SMS porositë dhe ata elektronike. Anëtarët e KSHZ-së kishin qëndrime të ndryshme.