Pesë zyrtarë të lartë të shtetit këtë javë për vizitë zyrtare jashtë shtetit

Kryeministri i Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, i shoqëruar me zëvendës kryeministrin për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe me ministrin e punëve të Jashtme,Nikolla Dimitrov me datën 13.03.2019 do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Në Tiranë ekipi qeveritar do të takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe kreun e Parlamentit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.

Edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi prej më 12.03 deri më 14.03.2019 do të qëndrojë në vizitë pune në Rumani dhe në Lituani, i shoqëruar nga deputeti Panço Minov.

Qëllimi i këtyre udhëtimeve është prezenca në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Parlamentin e Rumanisë, që është paralajmëruar për më 13 mars 2019 dhe në Sejmin e Lituanisë, paralajmëruar për 14 mars 2019, ku edhe do të drejtohet para deputetëve të Sejmit të Lituanisë.

Në kuadër të këtyre vizitave të punës, Kryetari Xhaferi do të ketë edhe takime bilaterale me mikpritësit dhe me përfaqësues tjerë shtetërorë të Rumanisë dhe Lituanisë.

Ndërkaq, ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov të premten dhe të shtunën, më 15 dhe 16 mars do të marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare të organizuar nga Universiteti Pireas, me rastin e 20-vjetorit të ekzistimit të katedrës për studime ndërkombëtare dhe evropiane dhe për nderë të profesorit dhe ish-shefit të diplomatit grek, Nikos Koxias.

Konferenca dyditore me temë “Politika greke e jashtme aktive në shekullin 21”, do të mbahet në amfiteatrin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, dhe do të ketë pesë diskutime tematike, nga të cilat e fundit i përkushtohet rajonit.

Për Ballkanin dhe Evropën Juglindore të shtunën në mesditë do të diskutojnë ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe ish-shefat e diplomacive shqiptare dhe bullgare, Ditmir Bushati dhe Daniel Mitov.

Ftesën e Dimitrovit për pjesëmarrje në konferencë e zbuloi që vitin e kaluar ish-shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias në intervistë për MIA-n.