“Po vdesin njerëzit këtej” Turistët në Dardhë në panik, bora mbulon fshatin turistik

Reshjet e dëborës që po bien prej gati 24 orësh në juglindje të vendit kanë sjellë probleme dhe vështirësi në qarkullim.

Gjendja paraqitet e rënduar kryesisht në rrethin e Korçës, në pikën turistike Dardhë.

Agravimi i situatës për dy ditë nuk ishte parë 10 vitet e fundit nga banorët vendas, ndërsa turistët janë në panik.

Aktulisht Dardha është pa drita, ndërsa mësohet se fadromat e kanë të vështirë ndërhyrjen kjo për shkak edhe të terrenit.

“Situata paraqitet tejet e rënduar. Edhe vendalinjtë nuk e kishin parë këtë situatë 10 vitet e fundit. Po vdesin njerëzit këtij, janë bllokuar tërësisht. Tani nuk ka drita. Vend i bukur, por dimrit merr më qafë njerëzit”,- u shpreh turistja për CNA.