Policia del me informata për plagosjen e Valon Belës, përmenden tre persona

Policia ka dalë me informacionin e parë jozyrtar për incidentin në të cilin mbeti i plagosur drejtori i Klinikës së gjinekologjisë, Valon Bela. Në këtë informacion përmenden tre persona me iniciale, për të cilët thuhet se kanë qenë bashkë me atentatorin, për të cilin nuk jepen detaje, transmeton Gazeta Lajm.

“Sot në ora 17 e 45 është denoncuar se në rrugën ‘Llazo Terpkovski’ është gjuajtur V.B. (40) nga Shkupi në këmbën e djathtë nën gju. Ndaj tij ka shtënë një person i cili ka qenë bashkë mr E.H., E.A. dhe R.N. V.B është transferuar në spitalin e qytetit”, njoftoi policia.