Policia në Ohër zbulon një sasi të madhe të mjeteve piroteknike

Policia e Ohrit ka zbuluar dhe konfiskuar rreth 13.000 copë të mjeteve piroteknike nga I.SH. (44) nga Ohri.

SPB Ohër sot deklarojnë se mjetet piroteknike janë zbuluar gjatë kontrollit në shtëpinë e I.SH. në rrugën “Goce Dellçev”, ndërsa pastaj edhe në shitoren e tij në Tregun e Qytetit në Ohër.

Pas kompletimit të dokumenteve të ngjarjes, SPB Ohër kundër I.SH, ka ngritur padi këshilluese.