POLLATA E MUNOLLËVE LEGJENDARË

Sot 30 vjet Kosova nisi ndryshimin e sajë në Pollatë!

Sot 30 vjet në Pollatën Legjendare, eskadronet e vdekjes të ushtrisë dhe policisë serbe nuk kaluan dot!

Sot 30 vjet në Pollatën Legjendare të Krahinës lavdimadhe të Llapit, tanket, auoblindat, picgauerrat dhe nivat e zastavat serbe nga pushkët dhe bombat, nga baroti dhe zjarri i luftës për liri e çlirim të Munollëve, për orë të tëra u ndaluan!

Kordonët dhe rrathët e zingjirit serb jo vetëm nuk levizën përpara, por u kthyen mbrapasht dhe nga pushket e Heronjëve të Kombit Besim Latifi e Skender Munolli, por edhe të tjerë pjestarë e luftetarë kreshnik që mbetën gjallë dhe i shpëtuan rrethimit dhe vrasjeve të sigurta, si luftetari e trimi heroik Ibush Munolli, por edhe Muhamet Latifi, Munoll Munolli, Sejdi Zeneli e të tjerë burra e gra të Munollëve trima e sypatrembur, u kallën flakë dhe u goditën e pësuan humbje të mëdha!

Pollata e Llapit është Prekazi i Drenicës, është Gllogjani i Deçanit!

Pollata e Llapit është sikur betejat lavdimëdha të UÇK-së, por me një dallim të madh!

Pollata ia drejtoi pushkën Serbisë pushtuese në vitin 1990 e UÇK luftoi me 1999, por të gjithë shokët dhe bashkëveprimtarët e dijmë se Pollota dha shkendijat e para me argumente në teori dhe praktikë të përgaditjeve të fillimit të organizimit për themelimin e UÇK-së!

Pollata e Llapit është fortesë e shkëmb i madh i Atdheut e Kombit tonë!

Pollata radhitet në mesin e hallkave të mëdha e të arta të luftës e qendresës madhore kombëtare me armë në duar kundër Serbisë!

Pollata me qendresën e sajë titanike u shënderru në kala heroike, që për orë të tëra i vuri fre ushtrisë së Jugosllavisë dhe Serbisë, prandaj me të drejtë mund dhe duhet të radhitet me vendluftimet dhe arenat e mëdha të luftëtarëve e komandantëve të popullit shqiptar kundër Serbisë pushtuese dhe për liri e çlirim të Kosovës dhe Pavarësisë së sajë!

Munollët janë lapidari i madh në tokën dhe qiellin e Atdheut!

Brezat e popullit shqiptar përgjithmonë do të nderojnë heroizmin dhe qendresën biblike të tyre!

Lavdi e perjetshme gjakut të derdhur të Munollëve të Pollatës legjendare!

Lavdi Heronjëve të Kombit Besim Latifi e Skender Munolli!

Ismet Sylejmani
Prishtinë, 13 Shtator 2020!