Presidencialet, Ademi: kemi kandidat, cilësi dhe opsione

Deputeti nga radhët e BDI, Xhevat Ademie ka thënë se si parti kanë kandidat, cilësi, por edhe opsione deri në afatin përfundimtar, që nënkupton 30 ditë para mbajtjes së rrethit të parë të zgjedhjeve kur partitë do të duhet të vendosin për kandidatët e tyre.

“BDI ka një qëndrim të ndërtuar të kryesisë qendrore se do të marrë pjesë në zgjedhjet presidenciale dhe është e gatshme të garojë me kandidatin e vet, sepse ka edhe potencial, ka edhe vlera, ka edhe klimë të përshtatshme politike për të grumbulluar një sasi të madhe të votave shqiptare”,- tha Xhevat Ademi nga BDI.